Arbëri

Mustafa: Kjo Qeveri e ka marrë në mbrojtje secilin që e ka shkelur ligjin

ARben Mustafa

Arben Mustafa, kandidat për deputet në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje në drejtësi.

Në “Konfront” të KTV-së të enjten, Mustafa ka thënë se ky pushtet nuk është i gatshëm për asnjë hetim e se “një ditë do të kërkojë që të largohet edhe Prokuroria”.

Duke u përplasur me Haxhi Avdylin e Vetëvendosjes që e akuzonte për dërgim të Byrosë në Gjykatën Kushtetuese nga frika prej konfiskimit të pasurisë, Mustafa përgjigjej duke e pyetur se “pse po e shkelni Kushtetutën”.

“Ju keni qeverinë që e ka marrë në mbrojtje secilin person që është hetuar”, ka thënë ai. “Keni thënë kush e shkel Kushtetutën është kriminel. Pse po e bëni?”