Arbëri

Musmurati e PDK-së: Për dy vjet do t’i digjitalizojmë shkollat e Kosovës

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besianë Musmurati, ka deklaruar se brenda dy viteve nën qeverisjen e PDK-së do të funksionalizohej procesi i digjitalizimit të arsimit në Kosovë.

Ajo ka thënë të hënën në “Zgjedhjet në KOHË” se digjitalizimi nuk do të nënkuptonte krejtësisht largimit e shkumësit dhe ta tabelës nga klasa “pasi ato s’i bëjnë konkurrencëm por e komplementojnë njëra-tjetrën”.

Sipas Musmuratit, nëpërmjet digjitalizimit do të mundësohej që fëmijët kur të shkojnë në shtëpi “të kenë qasje në material arsimor”.

“E them me kompetencë të plotë se brenda dy viteve procesi i digjitalizimit të arsimit në Kosovë do të funksionalizohet. Edhe kudo që ka digjitalizim ka edhe shkumës e tabelë, s’i bëjnë konkurrencë, por janë e komplementojnë njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.