Drejtor i Institutit për Avokimin e Politikave Korrektuese (IAPK), Alban Muriqi, ka thënë se nga marrëveshjeve e burgjeve me Danimarkën, Kosova do të përfitojë jo vetëm financiarisht, pasi sipas tij, do të ketë përfitime edhe në marrëdhëniet daneze-kosovare.
Kuvendi i Kosovës të enjten miratoi marrëveshje për burgjet me Danimarkës pasi disa vonesash. Për 10 vjet, Danimarka do t’i shfrytëzojë 300 qeli të burgut në Gjilan. Kosova do të marrë 210 milionë euro. 300 të burgosur emigrantë nga Danimarka do ta vuajnë dënimin në Kosovë.
Në një intervistë në “Interaktiv”, Muriqi, që ka qenë këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë dhe ka punuar në këtë marrëveshje, ka thënë se kjo marrëveshje Kosovës i sjell përfitime.
Ai ka kritikuar pse marrëveshja ka qenë e mbyllur për kohë të gjatë për publikun. Por ka thënë se nuk do të ketë cenim të drejtave të të burgosurve. Si fazë sfiduese, Muriqi e ka konsideruar fillimin kur do të vijnë të burgosurit nga Danimarka.
“Është marrëveshje që është perceptuar si benefit financiar, por nuk duhet me u pa nga ky këndvështrim. Kosova s’është aq e varfër sa të presë 210 milionë euro për 10 vjet. Me këtë marrëveshje, e zgjeron partneritetin me një shtet aleat si Danimarka, që është lidere për të drejtat e njeriut. Marrëveshja, përtej karakterit financiar, jep shumë përfitime në praktika të mira”, ka thënë Muriqi.
Ish-këshilltari në Ministrinë e Drejtësisë ka bërë të ditur se autoritetet daneze do ta kenë përgjegjësinë kryesore për institucionin ku do të vendosen të burgosurit emigrantë nga Danimarka.
“Gjatë ekzekutimit të dënimit, do të vlejë ligji danez. Nëse është jashtë institucionet korrektues në Gjilan, përshembull nëse i duhet për të shkuar në spital apo diçka tjetër, vlen ligji i Kosovës”, ka deklaruar ai.
Sipas Muriqit, transferimi i të burgosurve në Kosovë pritet të nisë pas një viti.
Drejtori i IAPK-ut ka thënë se Kosova ia ka bërë me dije Danimarkës se nuk do të pranojë të burgosurit e dënuar për “terrorizëm” dhe “krime lufte”.
Muriqi ka thënë se stafi që do të punojë në burgun në Gjilan do të jetë i trajnuar.
LEXO EDHE: