Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se po dita-ditës po rritet numri i bashkëatdhetarëve që po kthehen të investojnë e të punojnë në Kosovë.
Ai ka filluar ata po investojnë në fushat si shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme dhe bujqësia. Murati ka paralajmëruar lansimin e instrumentit që do të bëjë rritjen e mëtutjeshme të investimeve nga bashkëatdhetarët.
“Numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët - duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia. Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshmë të investimeve të mërgatës sonë në atdhe”, ka shkruar Murati në Facebook.
Sipas tij, bashkatdhetarët “po e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se investitorët e huaj”.
Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj.