Në mungesë të deputetëve të pushtetit ka dështuar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryetarja e këtij komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se të gjithë kanë qenë të njoftuar për këtë mbledhje, por se nuk kanë marrë arsye për mungesën e tyre.
“Po shihet se nuk kemi kuorum. Të gjithë e kanë marrë informacionin edhe përmes email. Nuk kemi marrë arsye pse nuk kanë ardhur, përpos deputetes Ariana Musliu - Shoshi që ka thënë se mungon për shkak të një aktiviteti. Sot është deshtë ta diskutojmë ketë draft të punës së komisionit. Në mungesë kuorumi duhet ta mbyllim”, është shprehur ajo.
Kritika për mungesë të deputetëve të pushtetit pati edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha. Ai potencoi se duhet të dihet se kush po i saboton këto mbledhje.
“Të mos shkohet në mbledhje që dështojnë çdo ditë. Le të dihet kush po i saboton”, ka theksuar Berisha./EO