Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës njoftoi se Greqia do t’i mbyllë kufijtë si pasojë e një greve 48-orëshe.
MPJD-ja ka njoftuar të hënën se sipas shërbimit doganor grek, kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorë, pa bagazhe dhe për persona me probleme serioze shëndetësore.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës se që nga nesër, më datë 2 prill 2024, me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill 2024, në ora 06:00 të mëngjesit kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur, si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek. MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Autoritetet njoftuan se shtetasit ksoovarë mund të kërkojnë informacione shtesë në Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë.