Arbëri

MPJ-ja ia ndalon hyrjen në Kosovë ministres serbe

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë ministres së Punës në Serbi Darija Kisić Tepavçeviq.

MPJ përmes një përgjigje për Kohën ka konfirmuar se nuk ia ka aprovuar kërkesën për hyrje Tepavçeviq”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk i ka aprovuar kërkesën për hyrje në Kosovës znj. Darija Kisić Tepavçeviq” është thënë shkurt në përgjigjen e MPJ pa hënë detaje për arsyet e këtij refuzimi.

Ndryshe Zyra për Kosovën në qeverinë serbe përmes një njoftimi për media bëri të ditur se Tepavçeviq, nuk është lejuar të hyjë mbrëmë në Kosovë.

Sipas kësaj zyre përkundër faktit se të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ajo të nisej për Kosovë, ajo nuk është lejuar të hyjë. 

Tepavçeviq sipas kësaj zyreje kishte planifikuar të mbante një provim me studentët e vitit të tretë në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut.

“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.