Arbëri

Moti të shtunën

mot i vranët

Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Të shtunën moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale me diell. Temperaturat minimale nga -4 deri në -2°C; maksimale nga 0 deri 3gradë Celsius.

IHMK ka njoftuar se ky stabilitet atmosferik, i shoqëruar me erëra të dobëta dhe lagështi të lartë, krijon kushte të favorshme për grumbullimin e ndotësve në ajër, duke ndikuar në cilësinë e tij.

Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar.