Arbëri

Moti të premten

Moti

Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. 

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.