Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të dendura.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara nga rrufe.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”, është njoftuar nga Instituti.