Arbëri

Moti sot në Kosovë me diell e vranësira

Moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik I Kosovës ka njoftuar se vranësirat do të jenë të fokusuara rreth relievit malor. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 14-17 gradë Celsius e maksimalet mes 27-31 gradë. 

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të institutit kombëtar të shëndetit publik .