Arbëri

Moti sot në Kosovë me diell e pjesërisht i vranët

moti

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e pjesërisht i vranët. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 4 dhe minus 1 gradë celsius e maksimalet ndërmjet 9 dhe 12 gradë. 

Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.