Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, vranësira parashihen rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.