Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që në disa zona të izoluara të ketë riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet të ndryshme, me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.