Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius ndërsa maksimalet 7-12°C.
“Sot do të ketë erë nga juglindja me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet tutje në njoftim.