Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.
“Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.