Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat më të fokusuara, sipas IHMK-së, parashihen për gjatë relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.