Arbëri

Moti sot në Kosovë

mot me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën (sot) parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull dhe ngrica.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.