Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 7-9 gradë.
IHMK-ja ka parashikuar që do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
“Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende -vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e plotë.