Të hënën në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
Sipas IHK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.