Arbëri

Moti sot në Kosovë

Moti me diell

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë celsius.

“Në mëngjes parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.