Arbëri

Moti sot në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.