Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.
Sipas njoftimit, temperatura minimale gjatë javës do të jetë 10 gradë celsius të hënën, ndërkaq maksimalja do të arrijë në 33 gradë të hënën dhe të martën.
Në ditën e parë të javës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.
Parashikimin e plotë për ditët e tjera mund ta lexoni këtu.