Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me shi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 8-10 gradë.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.

“E mërkurë. Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare”, njoftimi i plotë i Institutit.