Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe në disa vende riga shiu të intensitetit të lartë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore.
Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.
Parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe në disa vende e fortë.