Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

Moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) vranësirat gjatë ditës në disa vende mund të shoqërohen me riga të shiut të intensitetit të dobët. 

Sipas parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. 

Sipas Institutit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.