Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

Moti sot

Sot në Kosovë parashihet mot me diell e vranësira të shpërndara. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. 

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, ka njoftuar Instituti. 

Sipas IHMK-së indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 qytetarët të mos ju ekspozohen rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë.