Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius.
Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.