Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se vende-vende parashihen riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të sillen mes 15-18 gradë Celsius e maksimalet mes 30-33 gradë.
"Disa zona rrezikohen nga breshri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë", njofton IHMK.