Arbëri

Moti sot me diell

Moti në Kosovë

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 33 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

IHMK-ja ka bërë të ditur se do të ketë vranësira të pakta të fokusuara rreth relievit malor. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 11-14 gradë Celsius, e maksimalet mes 29-33 gradë Celsius. 

"Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik", thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat maksimale do të arrijnë në Gjakove dhe Prizren, ndërsa ajo minimale në Dragash.