Në Kosovë do të mbajë sot mot kryesisht me diell e vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira parashihen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të sillen rreth 1-3 gradë Celsius, e maksimalet rreth 15-18 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit në mëngjes, parashihet të paraqitet fenomeni i brymës, si pasojë e rënies së temperaturave minimale dhe kthjellimeve në Troposferë”, thuhet në njoftim.