Arbëri

Moti sot kryesisht me diell

Moti me diell

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, e maksimalet ndërmjet 19-24 gradë. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor. 

“Në këtë ditë të fundit të stinës së verës ,temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. “Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2m/s”.