Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët e me shi

Shiu

Foto: Driton Paçarada

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me shi. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin mes 8-11 gradë Celsius, e maksimalet mes 12-15 gradë.  

Sipas institutit, në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.