Arbëri

Moti sot

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 15 dhe 18 gradë.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.