Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gardë Celsius.
Sipas parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit.