Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.