Arbëri

Moti për javën e ardhshme

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën e javës së ardhshme do të mbajë mot me riga shiu dhe i vranët, ku temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 2-4 gradë.

Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga verilindja. Instituti ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me intervale me diell.

Temperaturat do të bien deri në -3 gradë celsius. Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë së mërkurës.

“E enjte - Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s. E premte - Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.