Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka paraparë mot kryesisht të qetë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë.
Sipas njoftimit, mëngjeset parashihet të jenë me brymë dhe mjegull të lehtë.
Në njoftim thuhet se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
Të mërkurën moti do të jetë po ashtu i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet14-16 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Të enjten, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësira më të fokusuara parashihen për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.
Edhe dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.