Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se java e ardhshme pritet të jetë me diell dhe me reshje shiut, ku të hënën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 22-25 gradë.
Të martën pritet të jetë mot i vranët, ku temperaturat minimale do të bien në deri në 3 gradë, e maksimalet do të shkojnë në 25 gradë. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.
“E mërkurë - Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. - E enjte - Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë, Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
E, të premten moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat pritet të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veripërendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.