Moti me erëra të forta dhe stuhi gjatë së premtes ka shkaktuar dëm milionësh në serrat e komunës së Mamushës.
Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Rustu Mazrek, ka thënë se sipas vlerësimeve fillestare dëmi arrin gati 1 milion euro.
“Ne menjëherë sot kemi themeluar një komision i cili do të merret me këto dëme. Do të bëjmë vlerësime e raporte e më pas do të dihet shuma e saktë e dëmit. Besoj javën tjetër”, ka thënë ai për KOHËN.
VIDEO:
Për këtë çështje, Mazrek ka thënë se e kanë njoftuar edhe Qeverinë.
“Sot kryeministri Albin Kurti ishte në Mamushë për përurimin e një QMFK-je. Ne ia thamë gojarisht shqetësimet tona”, ka shtuar ai.
Shkaku i dëmeve të mëdha, bujqit e Mamushës u detyruan të ndalonin aktivitetet e mbjelljes verore.