Arbëri

Moti gjatë javës së ardhshme i ndryshueshëm

Moti ne Kosove - foto nga oborri i Fakultetit Filologjik

Foto: KOHA

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të shpeshta, reshje të herëpashershme shiu dhe intervale të shkurtra me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh se më 7-8 prill një front i ftohtë nga veriu i kontinentit të depërtojë në rajon e të sjellë një masë ajrore të ftohtë.

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 4-6 gradë celsius, e maksimalet mes 9-13. 

Të martën parashihet mot kryesisht i vranët e me riga shiu. Të mërkurën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa do të ketë ngritje të temperaturave. 

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 17 gradë celsius. 

Të enjten moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa të premten moti do të jetë i vranët e vende-vende do të ketë reshje shiu.