Arbëri

Moti gjatë javës së ardhshme i ndryshueshëm

Mot me shi

Gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet mot i ndryeshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes 4-7 gradë Celsius, e maksimalet mes 14-17 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK. 

Të martën moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa të mërkurën parashihet mot me diell e vranësira të pjesshme. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri 22 gradë Celsius. 

Të enjten do të jetë moti kryesisht i vranët, ndërsa vranësirat parashihet të sjellin riga shiu të përcjella nga rrufetë. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, tha IHMK. 

E të premten moti do të jetë kryesisht i vranët e me riga shiu të intensitetit mesatar. 

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë të mira, si rezultat i këtyre aktiviteteve meteorologjike”, ka njoftuar IHMK.