Në Kosovë do të mbajë mot me diell të dielën. Vranësira të mesme parashihen përreth relievit malor.
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30-34 gradë celsius.
Sipas njoftimit, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.
“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të mira për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Preferohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit për shkak të indeksit ultravjollcë të lartë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.