Arbëri

Mot “përvëlues” këtë javë, IHMK-ja bën thirrje për kujdes

Mot i nxehtë

Foto: Alban Bujari

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të kontaktit direkt me rrezet e diellit, pasi këtë javë temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius. 

Sipas IHMK-së “indeksi UV do të jetë shumë i lartë dhe parashihen rreth 60 orë me diell. 
IHMK-ja ka rekomanduar që personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.

“Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

Sipas IHMK-së të hënën (sot) dhe të martën temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë, të mërkurën deri në 34, të enjten deri në 36 dhe të premten deri në 37 gradë celsius.