Gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu, të cilat në disa vende do të jenë në formë të rrebesheve.
Si pasojë e prezencës së lartë të pluhurit Saharian, reshjet do të përzihen me baltë.
Sipas MeteoKosova Era do fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-59 km/h.
Temperaturat minimale do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 19°C.