Arbëri

Mot me shi sot në Kosovë

Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

IHMK-ja ka bërë me dije se reshjet e shiut, të shoqëruara me rrufe, parashihen të përfshijnë tërë territorin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 19-22 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.