Arbëri

Mot me diell të hënën në Kosovë

moti

Mot me diell dhe vranësira të pakta pritet të mbajë të hënën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 dhe -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 7°C.

“Do të fryjë erë e lehtë nga veriu”, thuhet tutje në njoftim.

Ditët tjera të javës pritet të jetë mot i qetë, por i ftohtë. Nga e marta parashikohet shtim i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje të dobëta shiu dhe fjolla bore. Ndërsa në viset malore priten reshje bore me intensitet mesatar.