Arbëri

Mot me diell sot në Kosovë

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. 

Sipas IHMK-së kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 11 e 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26 e 30 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.