Arbëri

Mot me diell dhe vranësira sot në Kosovë

Moti me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka deklaruar se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit, vranësirat mund të sjellin riga shiu në disa vende, kryesisht në zona të kufizuara të pjesës perëndimore.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -4 deri në -1 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 4-7 gradë.

“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.