Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me diell.
Sipas Institutit, vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 17-19 gradë.
“Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes”, thuhet në njoftim.